Modelja e njohur, Emily Ratajkowski ka një “fiksim” të ri, të cilin na e bëri të ditur të gjithëve.
Duket se modeles i ka “rënë në kokë” për Josh O’Connor ose Patrick, aktori i njohur i filmit “Challengers”.
Ajo ka ripostuar në TikTok një video ku ai shfaqet në fragmente të ndryshme të filmit, teksa duket mjaft tërheqës, ndaj edhe Emily sapo i dha sinjalet e saj.
Kujtojmë se “Challengers” po qarkullon kudo me personazhe kryesore Zendaya (Tashi), Mike Faist (Art Donaldson dhe Josh O’Connor (Patrick Zweig).
Ndërsa gjenden diskutime të ndryshme se cili nga personazhet ishte i drejti në film, kanë marrë jo pak vëmendje të tre aktoret.
Këtë herë ishte Emily e cila me veprimin e bërë, sapo tregoi preferencën e saj.