Ndonjëherë janë gjërat e vogla ato që na emocionojnë më shumë. Kështu ka ndodhur edhe me këngëtaren shqiptare Bebe Rexha, e cila sot është përlotur nga gëzimi për një arsye të fortë.
Fansat e saj e kanë surprizuar duke i dërguar trëndafila në shtëpi. Bebe ka ndarë disa video të shkurtra në InstaStory teksa ka treguar dhuratën e tyre.
“Është nga fansat e mi. Thotë ‘Urime për albumin e dytë. Jemi shumë krenarë për ty . Do të kemi për gjithë jetën’. Kam fansat më të mirë në botë. Kjo është shumë e ëmbël. Faleminderit. Ju dua shumë. Faleminderit që më bëtë të qajë nga gëzimi,” thotë ylli me famë botërore.
Bebe zbuloi këtë muaj se në datën 7 maj do të publikojë albumin e saj të ri me titull “Better Mistakes”. Këngëtarja prej 3 vitesh nuk ka lançuar asnjë album dhe kishte kohë që po përgatitej për këtë moment. Ndërkohë së shpejti ajo do vijë edhe një duet me artistin e njohur amerikan Ty Dolla Sign. /Afterparty.al



