Një studim i ri të cilit AgroWeb.org iu referua, zbuloi se njerëzit që qëndrojnë të hidratuar duket se janë më të shëndetshëm, zhvillojnë më pak sëmundje kronike dhe jetojnë më gjatë krahasuar me njerëzit që nuk marrin mjaftueshëm lëngje.
Por jo vetëm! Konsumi i mjaftueshëm i ujit dhe lëngjeve, ndihmon trupin në shumë mënyra me të cilat AgroWeb.org ju njeh më poshtë.
Ndikimi në shqëndet i konsumit të rregullt të ujit
Sipas ekspertëve të shëndetit, hidratimi mund të ndihmojë në lubrifikimin dhe zbutjen e nyjeve, mbrojtjen e palcës kurrizore dhe indeve të tjera të ndjeshme në trupin tuaj.
Nga ana tjetër dehidrimi, mund të shkaktojnë mbinxehjen e trupit tuaj, të shkaktojë konfuzion, e madje të çojë në konstipacion dhe gurë në veshka.
Në tërësi, hidratimi ndihmon në ngadalësimin e procesit të plakjes dhe në uljen e rrezikut për t’u prekur nga sëmundje kronike.
Studiuesit për të arritur në këtë konkluzion kanë kryer studime të shumta për të vlerësuar ndikimin që ka mungesa e hidratimit.
Sipas të dhënave të mbledhura nga këto studime, të qenurit i hidratuar shoqërohej me një rrezik më të ulët të sëmundjeve kronike si dështimi i zemrës, goditjet në tru, fibrilacioni atrial, sëmundjet e arterieve periferike, sëmundjet kronike të mushkërive, diabeti dhe disa sëmundje të shëndetit mendor.
Sot dihet se njerëzit që kanë obezitet, ose që janë të prirur për të pasur obezitet, kanë tendencë të pinë më pak ujë dhe të hanë më shumë ushqime të kripura.
Është e rëndësishme të theksohet se gjetjet nuk vërtetojnë se hidratimi zvogëlon rrezikun e vdekjes së parakohshme, por ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të rënda.
Sa ujë duhet të kosumoni në ditë?
Edhe pse nuk ka asnjë shifër specifike, me përafërsi rekomandohet që burrat të konsumojnë 15.5 gota lëngje dhe 11.5 gota gratë. Kjo përfshin të gjitha pijet (jo vetëm ujin) dhe madje edhe ushqimin sepse rreth 20 % e marrjes së lëngjeve vjen nga ushqimi. /AgroWeb.org