U tha se ishte ndarë, Nevina Shtylla zbulon për herë të parë me partnerin me këtë FOTO private!

Jeta private e moderatores Nevina Shtylla ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave që kur u zbulua lidhja e saj me një djalë simpatik jo të famshëm me profesion jurist.

Nevina është treguar shumë e rezervuar duke e mbajtur partnerin jashtë rrjeteve sociale apo mediave, madje kur u tha se është ndarë, moderatorja deklaroi që s’do flasë më për jetën private sepse është abuzuar shumë me të.

Mirëpo, teksa akoma vazhdojnë ta pyesin nëse është single, Shtylla ka publikuar një foto pranë tij si për t’ua mbyllur gojën.

Në foton në fjalë Nevina shihet e mbështetur në kraharorin e tij dhe është kujdesur të mos ia zbulojë shumë fytyrën. Dyshja kanë qenë në plazh së bashku dhe siç duket janë më mirë se kurrë.