Katër shenjat e qarta që tregojnë se duhet t’i jepni fund një lidhjeje dashurie!

Problemet në një marrëdhënie lindin kur partnerët nuk përpiqen t’i zgjidhin. Pra, njohja e shenjave që një marrëdhënie nuk është më e shëndetshme është çelësi për mirëqenien tuaj emocionale dhe psikologjike. Kështu psikologu Jeffrey Bernstein zbuloi katër shenja që sugjerojnë se mund të ishte më mirë t’i jepni fund marrëdhënies. “Besimi është themeli i çdo marrëdhënie kuptimplote që shërben si një bazë jetike për nxitjen e intimitetit, lidhjes emocionale dhe mirëkuptimit të ndërsjellë midis individëve”-thotë Bernstein për Psychology Today.

Mungesa e besimit mund të shkaktojë probleme të tjera, ndaj psikologu pohon se ky është një tregues i hershëm se marrëdhënia duhet të përfundojë. Mosmarrëveshjet mund të përshkallëzohen në luftime shkatërruese ku shkëmbehen fjalë të ashpra. Ai paralajmëron se problemet më serioze lindin kur, pavarësisht përpjekjeve për zgjidhjen e konfliktit, dinamika toksike vazhdon.

Kjo krijon një mjedis të pasigurt dhe të pashëndetshëm dhe është një shenjë se marrëdhënia po prishet.
Nëse njëri partner vazhdimisht refuzon nevojat dhe ndjenjat emocionale të tjetrit, kjo është një shenjë e një marrëdhënieje toksike. Rrjedhimisht, partneri tjetër mund të ndihet i izoluar dhe i parëndësishëm në marrëdhënie. Ndaj psikologu këshillon t’i japim fund lidhjes nëse gjendemi në këtë situatë.

Për një lidhje nuk mjafton vetëm dashuria, por edhe pajtueshmëria. Pavarësisht dashurisë, dallimet e papajtueshme mund të krijojnë distancë mes partnerëve. Në këtë rast është mirë t’i jepet fund marrëdhënies.

Ndërkaq, psikoanalisti i famshëm Sigmund Freud ka lënë pas shumë citate që do t’ju bëjnë të mendoni me kujdes për marrëdhënien tuaj me partnerin. Ai u dha këshilla të mençura grave që duhet të adoptojnë kur zgjedhin një partner me të cilin planifikojnë të kalojnë pjesën e mbetur të jetës.

“Gruaja nuk duhet ta dobësojë një mashkull, por ta relaksojë”, ka thënë dikur psikoanalisti i famshëm, duke treguar gabimin e zakonshëm të shumicës së grave që përpiqen të “zbutin” partnerin e tyre. Këshilla e Frojdit për gratë është të harrojnë përpjekjet për ta inkurajuar atë të bëjë “gjëra të mëdha”.