Lei Kraja ka udhëtuar sot drejt ishujve Maldive e shoqëruar nga dy mikesha të saj, ashtu siç edhe bëri vet me dije në mëngjes përmes një videoje në InstaStory. Në postim prezantuesja sportive ka treguar duart e tyre nga aeroporti me pasaporta deri te dritarja e avionit e duke pirë shampanjë me njëra-tjetrën.
Njëra nga shoqet që e shoqëron mesa duket është një nga miket e saj më të ngushta, Adel Lami. Kur Lei ka ndarë në Instagram një foto tepër “HOT” me kostum banje të zi në ujërat e destinacionit të largët, balerina e ka ngacmuar në komente duke i shkruar: “Me kë je jeta ime?”.
Ndërkohë që një ndjekës i komenton: “Me fotografin mendoj unë”, Lei i kthen balerinës përgjigje me disa emoji me shaka që ajo ta mbajë gojën mbyllur.
Por siç na tregoi Lei zbuloi në keto pushime e shoqërojnë dy mikeshat e saj, megjithëse nuk dihet me siguri nëse kanë marrë ndonjë mashkull me vete. /Afterparty.al


