Ç’ka dashur të na tregojë Luana me këtë POSTIM? Fansat sapo e zbuluan!

Pak ditë më parë, Luana Vjollca zbuloi për 2 milionë ndjekësit e saj në Instagram disa momente nga prapaskenat e projektit të ri. Ajo publikoi në rrjetin social disa video e foto nga xhirimet që po zhvillonte me ekipin e saj në një qytet bregdetar të Shqipërisë.

Ndërkohë që të gjithë fansat e moderatores dhe autores bukuroshe ende nuk e dinë saktë nëse bëhet fjalë për një videoklip apo projekt tjetër televiziv, ylli i “LOCOS” ka treguar një tjetër detaj të rëndësishëm.

Luana ka publikuar sot në Instagram një foto ku shfaqet e veshur me një fustan të bardhë në një dhomë hoteli. “1 Mijë Vjet,” shkruan ajo në postim, duke i bërë kështu të gjithë të mendojnë se këngëtarja sapo na zbuloi titullin e videoklipit të saj më të ri.

Kaq ka mjaftuar që të gjithë ndjekësit të “çmenden” dhe të bëhen gati për një tjetër HIT të bukuroshes bionde.

Kujtojmë se Luanën nuk e kemi parë në ekran që në janar me përfundimin e sezonit të 4-t të emisionit të saj “Shiko kush LUAN”. /Afterparty.al