Pak ditë më parë të gjitha portalet “shpërthyen” me lajmin se romanca mes Bora Zemanit dhe Donald Veshaj mund të kishte marrë fund për shkak se këta të fundit nuk ndiqeshin më në Instagram.
Ndërkohë që fansat janë kureshtarë për të zbuluar çfarë ka ndodhur në marrëdhënien e çiftit të famshëm të showbizit shqiptar, “Panorama Plus” ka mësuar se dyshja i ka dhënë fund bashkëjetesës disa mujore në Tiranë dhe ka qenë Donaldi ai që ka marrë valixhet dhe është larguar nga shtëpia ku jetonin. Shkak për këtë është bërë xhelozia.
Miqtë e tyre kanë rrëfyer se këtë herë nuk bëhet fjalë për një zënkë të momentit, por krisja e marrëdhënies mes tyre është më serioze. Për herë të fundit Bora dhe Donaldi janë shfaqur bashkë në rrjete sociale gjatë muajit mars. Ata postuan disa foto shumë “funny”, të cilat dëshmonin të kundërtën e asaj që mësuam ditët e fundit. Bora dhe Donaldi dukeshin shumë të dashuruar, duke kaluar çastet më të bukura në shoqërinë e njëri-tjetrit. /Afterparty.al
