U përfolën për një lidhje, Arilena Ara zbulon marrëdhënien me këtë mashkull të njohur shqiptar

Prej shumë kohësh përflitej se Arilena Ara dhe menaxheri i saj Popi Kola janë në një lidhje dashurie. Por me postimin e ditës së sotme, këngëtarja 22 vjeçare na ka bërë të gjithëve “lëmsh”.

Ylli i “Nëntori” ka publikuar një foto duke puthur në faqe Popin. Teksa e uron për ditëlindje, ajo shkruan: “Gëzuar ditëlindjen njeriut të cilin me krenari e thërras Baba”.

Upss…të gjithë fansat janë zhgënjyer nga kjo deklaratë pasi që nga vera e kaluar u bindën se dyshja janë çift, megjithëse ata vetë kurrë nuk e konfirmuan. Festa e ditëlindjes e Arilenës korrikun e 2020-ës u konsiderua edhe si nata kur dyshja zyrtarizoi lidhjen. Popi ishte edhe organizatori i eventit përrallor dhe u kujdes edhe që t’i bënte një super urim këngëtares në Instagram, duke shkruar ‘Happy Birthday Kido, trashëgimia ime e përjetshme!’.

Në festë ishin mbledhur njerëzit më të afërt të Arilenës, njëkohësisht edhe figura të njohura dhe si duket nuk ka munguar as e ëma e këngëtares. Kjo e fundit ka ndau disa foto me motrat, nënën dhe Popin, duke shkruar “E bekuar dhe falenderuese për familjen time”. /Afterparty.al