Një i moshuar në Korçë ka humbur jetën mëngjesin e sotëm.
76-vjeçari Banush Dalipi ka qenë duke lëvizur me biçikletë, kur në rrethana ende të paqarta është rrëzuar dhe ka humbur jetën rrugës për në spital.
Grupi hetimor ka nisur punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.
Njoftimi i policisë:
Korçë/Informacion paraprak/ Sot rreth orës 09:30, në lagjen nr. 17, Korçë, pranë vendit të quajtur “Kryqëzimi i Voskopit”, shtetasi B. D., 76 vjeç, banues në fshatin Ravonik, duke drejtuar një biçikletë, është rrëzuar në rrugë dhe gjatë transportimit për në spitalin e Korçës, ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të vdekjes, ku paraprakisht dyshohet për shkaqe natyrale.