Shpat Kasapi feston ditëlindjen, Selvija e surprizon me urimin e veçantë!

Këngëtari i dashur për publikun shqiptar, Shpat Kasapi, feston sot ditëlindjen e tij të 36-të. Urimin më të bukur ja bëri e fejuara e tij Selvije Jao dhe na ngrohu zemrat të gjithëve.Bukuroshja brune i ka dedikuar Shpatit fjalët më romantike që mund të kishim lexuar ndonjëherë.


Teksa ka ndarë një foto me të në rrjete sociale, ajo shkruan:

“Urime ditëlindjen burri im. Je shumë i mirë për të qenë i vërtetë.Jeta ime nuk do të ishte e njejtë pa ty.I ke mbushë të gjithë zbrazëtirat e zemrës time.Më dhe forcë,buzëqeshje e më dhe dashuri si në përralla.Ma more zemrën e i dhe shtëpi dhe lumturi.Mbreti im ti,më je bekim!Të dua aq shumë sa që nuk e them dot me fjalë,por ti e di se sa!Të uroj shum shëndet e të gjitha të mirat o jetë,se buzëqeshja jote meriton shummmmmë!
Butësia dhe forca jote më ka bërë të kuptoj se cfarë është dashuria! Mos ndrysho kurrrrrë e unë do ta falë të gjithë jetën time për lumturinë tënde!Të dua më shumë se veten burri im”.

Kujtojmë se pak kohë më parë çifti i famshëm është shprehur se do donin që të bënin një dasme në pranverë, por për shkak të pandemisë së koronavirusit e kanë shtyrë për një moment të dytë, në verë ose në vjeshtë.