Tronditet Tajvani, tërmeti më i fuqishëm në 25 vite!

Tajvani është goditur nga tërmeti më i fortë në 25 vjet të mërkurën, një lëkundje me magnitudë 7.4 që tronditi bregun lindor të ishullit, duke rrëzuar shumë ndërtesa, duke shkaktuar rrëshqitje dheu dhe duke vrarë të paktën katër persona.

Tërmeti goditi në orën 7:58 të mëngjesit me orën lokale 18 kilometra (11 milje) në jug të qytetit Hualien dhe në një thellësi prej 34.8 kilometrash (21 milje), sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA. Ai u pasua nga disa pasgoditje të forta me lëkundje të ndjera në të gjithë ishullin.

Agjencia Kombëtare e Zjarrit të Tajvanit tha se të paktën katër persona u vranë dhe 57 të tjerë u plagosën nga tërmeti. Vdekjet ndodhën në kontenë Hualien, ku një alpinist është mes të vrarëve. Zyrtarët janë ende duke mbledhur informacione për viktimat, tha AKU.