Pikërisht kur të gjithë po mendomim se lidhja mes Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson ishte rikuperuar e se çifti mund të ishin rikthyer bashkë, thashethemet për një tjetër tradhëti të basketbollistit 30 vjeçar duket se shkatërruan çdo gjë. Një 23-vjeçare e quajtur, Sydney Chase, pretendon se ka kryer marrëdhënie seksuale dhe se për herë të fundit ka kontaktuar me të pas 3-vjetorit të vajzës së tij, True.
Pas këtyre aludimeve, Khloe ka bërë veprimin e papritur. Ajo do të lëvizë afër rezidencës së nënës së saj Kris Jenner. Nënë e bijë janë duke ndërtuar dy shtëpi super të mëdha në Hidden Hills brenda një toke prej 3 hektarësh. Të vendosura brenda një lagjeje ekskluzive e të pasur, dy shtëpitë janë shumë afër njëra-tjetrës dhe Kris mund ta takojë sa herë të dojë mbesën e saj, True. Nuk dihet se cila shtëpi do të jetë e Kris dhe cila e Khloe-s, por njëra nga rezidencat është 16.500 metra katrorë dhe ka 8 dhoma gjumi, 8 vende parkimi, një shtëpi për mysafirët, kinema dhe palestër. Të dyja rezidencat kanë nga një pishinë dhe një hapësirë gjigante në pjesën e jashtme. Ende nuk dihet se sa kanë paguar Kris dhe Khloe për shtëpitë, por sipas “Variety” secila prej tyre kushton 10 milionë dollarë.
Ndërkohë, pas kësaj lëvizje të Khloe të gjithë fansat kanq një pyetje në mendje: Po me Tristan çdo të ndodhë? A do të zhvendoset dhe ai me yllin e reality show në lagjen luksoze apo 36 vjeçarja do të jetojë vetëm me vajzën e tyre True? Kjo mbetet për t’u parë!



