Një ngjarje tragjike ndodhi sot në Istog të Kosovës.
Triumf Ferati, djali i vogël i ish-kryetarit të Komunës së Istogut, është gjetur pa jetë mbi varrin e të atit të tij në varrezat e fshatit Gurakoc.
Ferati është edhe vëllai i kryetarit aktual të Komunës, Ilir Ferati.
Ende nuk dihen detaje lidhur me shkaqet që e kanë dërguan të riun drejt vetëvrasjes.
Megjithatë autoritetet në Kosovë njoftojnë se po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.