Lei Kraja është një nga vajzat më të bukura të ekranit shqiptar. Moderatorja sportive njihet për lirshmërinë e saj dhe si një femër pa komplekse.
Sot, bukuroshja 27 vjeçare ka zhvilluar një bashkëbisedim me ndjekësit në Instagram. Ajo ka folur hapur “pa dorashka”, dhe iu është përgjigjur pyetjeve të fansave me sinqeritet edhe te pyetjet delikate.
E pyetur nëse është pro apo kundër ndërhyrjeve estetike ajo shkruan:“Unë nuk është se kam bërë, por nuk jam kundër.Thjesht jam kundër kur shndërrohesh në një person tjetër.”
Ndërkohë Lei ka pranuar së përdor Photoshop. “Duh sigurisht që po. Kush thot ndryshe gënjen,” ka konfirmuar ajo duke befasuar me sinqeritetin./ Afterparty.al


