“Unë e di sa e frikshme është të përballesh me depresionin…” Selena Gomez vjen me një nismë të re

“Mental Health 101” është emri i nismës më të re të Selena Gomez për t’i ardhur në ndihmë personave me probleme të shëndetit mendor.

Këngëtarja e famshme ka treguar përmes një postimi në Instagram se ajo vetë është përballur me depresionin dhe ankthin.

“Kjo fushatë është shumë afër zemrës sime, për shkak të problemeve të mia me shëndetin mendor. Unë e di vetë shumë mirë se sa e frikshme është që të përballesh me ankthin dhe depresionin vetëm në një moshë të re. Nëse do të kisha mësuar më shumë për shëndetin mendor që në fillim, nëse do të më kishin mësuar në shkollë për kushtet e mia njësoj siç më mësonin për lëndët e tjera, rrugëtimi im do të kishte qenë shumë më ndryshe.Bota duhet ta dijë se shëndeti mendor ka shumë rëndësi. Është po aq i rëndësishëm sa shëndeti fizik dhe do të doja që të gjithë të ishim të vetëdijshëm për këtë gjë, jo vetëm me fjalë por edhe me vepra.Për të gjithë ata që ndjehen keq, shpresoj që ta dini se nuk jeni vetëm. Mbështetja dhe edukimi për shëndetin mendor më ka ndryshuar jetën dhe mund të ndryshojë edhe të tuajën”, shkruan 28 vjeçarja në postim.

Në vitet 2014-2015, Selena u shtrua në qendër rehabilitimi për shkak se vuante nga depresioni, e më pas u diagnostikua edhe me sëmundjen e lupusit.