Ngjarje e rëndë në Lezhë! Mbytet 2-vjeçari teksa luante në ujin e shatërvanit të kompleksit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Lezhë ku një 2-vjeçar afgan ka humbur jetën tragjikisht pasi është mbytur.

Sipas policisë ngjarja është aksidentale, i mituri duke luajtur është mbytur në ujin e shatërvanit të kompleksit ku ishte akomoduar përkohësisht.

Grupi i posaçëm hetimor i ngritur për këtë rast, po punon për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat.