Zac Efron shokoi të gjithë fansat e tij në Twitter pak ditë më parë në promovimin e “Earth Musical Day”. Askush nuk e kishte mendjen te ajo çfarë tha aktori në video pasi të gjithë u fokusuan te pamja e tij.
Ylli i “High School Musical” dukej si tjetër njeri dhe ndjekësit nisën të aludojnë se ai ka kryer një sërë ndërhyrjesh kirurgjikale në fytyrë.
Por çfarë ka ndodhur realisht me pamjen e Zac?
Një mjek i kirurgjisë plastike, Anthony Youn ka shpjeguar se çfarë ka ndodhur realisht me fytyrën e tij. Ai ka xhiruar një video dhe ka treguar se çfarë mendon ai se mund të ketë ndodhur me aktorin e famshëm.
“Të gjithë po flasin për Zac Efron dhe sa e çuditshme duket pamja e tij. Ai ka bërë operacion plastik për të rimodeluar nofullën? Botox? Fillers? Nuk mendoj kështu! Në fakt unë mendoj se ai ka bërë një operacion dentar, jo operacion plastik. Kjo është arsyeja pse ai është i fryrë në këto zona. Nëse keni hequr dhëmballën e pjekurisë, a jeni dukur kështu?”, është shprehur mjeku.

