TRAGJIKE! Vritet në Gjermani boksieri shqiptar (FOTO)

Është vrarë në Gjermani mbrëmjen e sotme boksieri shqiptar Besar Nimani. 38-vjeçari është qëlluar sapo ka dalë nga një restorant ku ishte duke darkuar në Bielefeld, Gjermani.

Nimanin kanë tentuar ta vrasin në një atentat të mëparshëm në vitin 2013. Ai u tërhoq nga sporti i boksit në vitin 2019 dhe që nga ky vit nuk ka qenë më aktiv. Ai ka qenë pjesë e kategorisë supervelter, ku nga 27 ndeshje, 26 i kanë rezultuar me fitore.

Mbrëmje e zezë kjo për shqiptarët e Diasporës, teksa pak më parë u njoftua vrasja e një shqiptari në Itali.