Sara është një nga vajzat më të bukura dhe të komentuara në “Për’puthen”. Konkurrentja ka bërë takime me disa djem në program, por në episodin e sotëm na ka lënë të gjithëve pa fjalë.
Megjithëse sot u transmetua takimi i Sindit dhe Geljanit, fokusi u zhvendos te Sara dhe te ky i fundit.
Bukuroshja bionde është bërë xheloze për të, dhe i takoi konkurrentit një sqarim katër minutësh. Sara deklaroi se është e fokusuar vetëm te Geljani dhe po qëndron në program vetëm për të. Teksa fliste me të, sytë e saj ishin të skuqur, të mbushur me lot. Pavarësisht deklaratës, Geljani u shpreh se kërkon kohë.
Biseda e tyre:
Sara: Prit se e kam të vështirë të shprehem kur kam ndjenja për dikë.
Geljani: Çfarë ishte reagimi sot?
Sara: U ndjeva xheloze.
Geljani: Se di dua ta besoj këtë.
Sara: Është hera e parë që kërkoj një takim 4 minutësh. Pse mu duk se ishe i shtirur në takim me Sindin? Më dukej sikur mendja jote ishte diku tjetër.
Geljani: Nuk kam pasur pëlqim që në fillim për Sindin, por u ndjeva mirë me Sindin. Më pëlqen si vajzë. Kërkoj ndjesë për çfarë ndodhi.
Sara: Po mua si më sheh?
Geljani: Ta kam treguar. Më pëlqen Sara.
Sara: Për momentin fokusi im je vetëm ti, ti je arsyeja pse po rri këtu.
Geljani: E ke seriozisht ti?
Sara: Po.
Geljani: Jam lodh shumë me fjalë.

