Arjola Demiri është një nga femrat më të bukura në showbizin shqiptar. Aktorja e talentuar ka luajtur në disa nga filmat e shfaqjet më të suksesshme në Shqipëri dhe prej dy vitesh është pjesë e programit të humorit “Portokalli”.
Ylli 36 vjeçare është vazhdimisht në vëmendjen mediatike, edhe me gjërat që poston në rrjete sociale.
Dhe në mbrëmje, Arjola na ka ngrohur zemrat të gjithëve me një mesazh që ka përcjellë së bashku me vajzën e saj Alesian. Një ndjekës i ka shkruar Arjolës: “Si ka mundësi që i ke vajzat kaq të shëmtuara dhe s’të kanë ngjarë hiç?”
Aktorja ja ka lënë vetë në dorë Alesias përgjigjen. Ajo e ka filmuar momentin kur i tregon mesazhin gjithë urrejtje të ndjekësit, dhe reagimi i të voglës është sa epik aq edhe emocionues.
Alesia merr një çakmak, e ndez dhe thotë me vetëbesim në anglisht: “Zjarri është ndezur!”.
“Kush të pyeti? Tjetër: Nuk jam pasqyra jote. Nuk e di kush je ti. Më fal por ke nevojë për ndihmë! Gjëja më e bukur te njerëzit është truri i tyre dhe unë e kam një, kam edhe pamjen e jashtme. I kam të dyja kështu që mirupafshim!” thotë ajo.
Arjola më pas shkruan: “Duajeni veten”, duke përcjellë kështu mesazhin më të bukur!

