I paqartë mbetet vetëm motivi! Policia nuk ka më dyshime, ja kush e vrau Pëllumb Metën

Pas ndryshimit të dëshmisë së Hygertës që mori përsipër vrasjen e babait, grupi hetimor shprehet i bindur se nuk ka dyshime mbi autorësinë e krimit.

Të paktën nga veprimet proceduriale të deritanishme rezulton se vrasësi i dyshuar është Hysen Meta, djali i madh i Pëllumbit.

E vetmja gjë ende e paqartë për grupin hetimor mbetet motivi kryesor i krimit. Gjithsesi dhuna në familje, qoftë dhe vetëm ajo psikologjike, e shoqëruar me episode dhune fizike të herëpashershme ndaj nënës, siç dëshmohet vetëm nga Blerina dhe vajza e saj e arrestuar, konsiderohet motiv që ka nxitur frymën e urrejtjes ndaj babait duke çuar në planifikimin e vrasjes së tij.

Pesha e përgjegjësisë nga dëshmitë dhe provat e deritanishme bie mbi Hysen Metën dhe motrën e tij Hygerta. Të dy kanë qenë të pranishëm në krim, por roli i nënës së tyre Blerina Metës, konsiderohet kyç në këtë ngjarje kriminale./tch