Çfarë e çon në gjykatë këtë herë?! Telashet për Britney Spears nuk kanë fund

Problemet për Britney Spears nuk kanë fund. Avokati i 39 vjeçares, Samuel D. Ingham III, foli në një seancë të martën në Gjykatën Supreme të Los Angeles ku deklaroi se këngëtarja dëshiron t’i drejtohet gjykatës drejtpërdrejt, duke shtuar se ajo do të donte që kjo të ndodhte brenda muajit të ardhshëm.

Seanca dëgjimore do të zhvillohet më 23 qershor. Beteja rreth pasurisë prej 60 milionë dollarësh të Spears ka vazhduar për muaj me radhë. Filloi gushtin e kaluar kur Ingham paraqiti kërkesë të largonin zyrtarisht babain e saj, Jamie Spears, si kujdestar.

Britney kishte qenë kujdestare e pasurisë së saj që nga viti 2008, së bashku me avokatin Andrew Wallet, pas një serie çështjesh personale për këngëtaren. Për pjesën më të madhe të asaj periudhe, Jamie Spears mbikëqyri gjithashtu vendimet shëndetësore dhe mjekësore të vajzës së tij.Ai u bë konservatori i vetëm i pasurisë së këngëtares më 2019, pas dorëheqjes së Wallet.

Në nëntor, gjykatësi vendosi që ai të qëndronte si një bashkë-konservator i pasurisë dhe gjykatësi caktoi Bessemer Trust për të shërbyer si bashkë-konservator.Në një seancë në mars, Ingham kërkoi që Jamie Spears të hiqej si kujdestar i saj dhe që ai të zëvendësohej përgjithmonë me Jodi Montgomery. Montgomery ka shërbyer si konservator i përkohshëm i këngëtares që kur Jamie Spears u tërhoq për shkak të problemeve shëndetësore në shtator 2019.