Make up artisti i njohur Dario Doka, ka shokuar rrjetin sot me një seri postimesh ofenduese ndaj konkurrentit të Big Brother, Meriton Mjekiqi. “Shpifës”, “injorant” dhe “burracak”, janë disa nga fjalët me të cilat ai e ka etiketuar Meritonin, duke komentuar sjelljen e tij brenda BBVIP.
“Shpifës, injorant, burracak. Harron Meritoni që shkruante për 4-she në hotel, dhe pasi nuk pranova më bëri bllok…ahh që s’jam aty t’ia plas njëherë fytyrës ordiner”, shkruan ai , ndërsa nuk kursen as ofendimet për Ilnisën.
Dario shprehu indinjatën me veprimet e Meritonit dhe Ilnisës, që përmendën indirekt vajzën e Ledjonës në shtëpi, duke e bërë atë të ndjehet keq.