Pas një viti pushim, Besa Kokëdhima rikthehet “fuqishëm” me këtë projekt!

Besa Kokëdhima është një nga këngëtaret më të mira në Shqipëri. Megjithëse të gjithë jemi në pritje të ndonjë projekti të ri muzikor të një prej zërave më të fuqishëm në vend, ajo nuk ka qenë shumë aktive që prej një viti tashmë.

Sot nga bukuroshja 34 vjeçare kemi lajme të mira! Këngëtarja ka gati një këngë që pritet të publikohet së shpejti. Ajo ka zbuluar në Instagram titullin e projektit të ri,  “Margjelo” dhe do t’a lançojë më 8 maj. Nuk e dimë nëse ky do të jetë një ripunim i këngës së vjetër shkodrane apo një projekt tërësisht i ri, ndaj do të na duhet të presim edhe pak ditë për të mësuar gjithçka.

Kujtojmë se prej vitesh Besa jeton mes Shqipërisë dhe Francës, ku ka marrë një shtëpi me qira në Paris. Në një intervistë të dhënë disa muaj më parë në “Top Albania Radio” ajo u shpreh se është dashuria ajo që e rikthen në Shqipëri, por sa herë vjen në vendin e saj trishtohet shpejt nga gjërat që ndodhin, ndaj vendos të udhëtojë sërish jashtë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by BΞSΛ (@besaofficial)