Përveç romancës së tij me Tea Trifonin që u kthye në “telenovelën” kryesore të shqiptarëve për aq sa zgjati, Beart Rexhepi tërhoqi shumë vëmendje në “Për’puthen” me fizikun e tij plot muskujt e tatuazhe.
Ish-konkurrentit nuk i mungon as pamja e jashtme, kështu që nuk është çudi që të mos mungojë më në ekran.
I riu nga Kosova, i cili është shumë aktiv në Instagram, së fundmi ka zhvilluar edhe një bashkëbisedim me ndjekësit.
Bearti ka zbuluar edhe një dëshirë të tijën, të jetë pjesë e kinematografisë.
Kur një ndjekës e ka pyetur nëse ai do të bëjë një film, ish-konkurrenti e ka lënë mundësinë e hapur duke iu përgjigjur “Ndoshta”. Kështu që shumë shpejt Beartin mund t’a shihni në kinematografi!

