Vetëvrasja e 27-vjeçares, ja ç’pritet të ndodhë me rrjetin social TikTok në Shqipëri!

Pak ditë më parë një 27-vjeçare i dha fund jetës për shkak të publikimit të një foto intime të saj në rrjetin social TikTok, ku Altin Çoku një personazh i njohur në TikTok duke abuzuar me të drejtat e privatësisë, e dërgoi 27-vjeçaren nga Kamza në një ‘shok’ psikologjik që të vetëhidhej nga tarraca e pallatit.
Janë të shumta rastet e abuzimeve në vend nga kjo platformë, ku edhe psikologë, ekspertë të sigurisë dhe të kriminalistikës kanë shpjeguar se kjo platformë dërgon në ngjarje fatale, për shkak të  përmbajtjes se dhunës dhe denigrimit të personit.

Një grup aktivistësh kanë ndërmarrë iniciativën për hapjen e një peticioni ku i bëjnë thirrje qytetarëve që të nënshkruajnë për mbylljen përfundimtare të saj në Shqipëri.