Simon Charles Dorante-Day, 55 vjeç, pretendon se është djali sekret i Princit Charles dhe Dukeshës së Cornwall, Camilla.
Inxhinieri ka treguar për mediat e huaja se gjyshja e tij adoptuese i ka thënë se Camilla është nëna e tij e vërtetë, dhe e ka sjellë në jetë në vitin 1965.
55-vjeçari shprehet i bindur se ka mjaftueshëm prova, që çdo gjë që thotë është e vërtetë. Simon ka kërkuar madje që t’i bëhet një test ADN-je për të vërtetuar lidhjen e gjakut me familjen mbretërore dhe ka treguar se i ka shkruar edhe një letër çiftit në vitin 2012. Gjithashtu, Simon ka publikuar një foto të djalit të tij 14-vjeçar dhe e ka krahasuar me një foto të Mbretëreshës Elizabeth kur ishte në të 20-tat e saj, për të vërtetuar se rrjedh nga familja mbretërore.
Simon këmbëngul se ai nuk kërkon asnjë titull apo para nga familja mbretërore, por thjesht dëshiron që ta pranojnë prindërit e tij biologjikë. 55-vjeçari ka treguar se gjyshërit e tij kanë punuar për Mbretëreshën Elizabeth dhe ata e kanë zbuluar se ai është djali i fshehtë i Princit Charles. Gjithashtu Simon ka zbuluar se përpara lindjes së tij, Camilla u zhduk nga Mbretëria e Bashkuar për 8 muaj dhe shkoi në Australi.
Ndërkohë që Charles dhe Camilla nuk kanë reaguar ende për pretendimet e ngritura nga ai.


