Mëngjesi nis me mjegull, por dielli do na shoqërojë gjatë ditës/Parashikimi i motit për sot

Këtë të enjte në vendin tonë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike me mot të kthjellët e kohëzgjate të orëve me dielll, ndërsa vranësirat do të jenë të pakta dhe kalimtare në orët e mesditës.

Në orët e mëngjesit në zonat luginore parashikohet shikim i reduktuar për shkak të mjegullës së apo mjegullinës.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton shpejtësi 10-14m/s. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 2-3ballë.

Temperaturat parashikohen:
në zonat malore -3 deri 11°C
në zonat e ulëta -3 deri 16°C
në zonat bregdetare 2 deri 16°C.