“Ç’të bën fëmija s’ta bën as perëndia”, Poem Blu shkelma në fytyrë Sara Hoxhës!

Sara Hoxha, Ledri Vula dhe e vogla Poem Blu janë bërë kryefjala e mediave rozë që pas ardhjes në jetë të kësaj të fundit. Treshja është tashmë familja më e famshme e sapokrijuar në showbizit shqiptar.

Çifti nuk ka pasur aspak komplekse për të treguar portretin e vogëlushes, madje shpesh herë ata postojnë foto e video me të në Instagram.

Së fundmi, ka qenë Sara ajo që ka publikuar një video së bashku me Poem Blu, ku bebushja e gjuan me shklema në fytyrë herë pas here. Epo mesa duket mami Sara e ka marrë me sportivitet dhe po e shijon këtë “hall” të ëmbël pasi e ka ndarë me të gjithë ndjekësit.

Më herët, partnerja e Ledrit ka treguar se ka harruar tashmë çfarë është gjumi, pasi qëndron pas të voglës ditë e natë. Për më tepër, Sara ka arritur deri në atë pikë lodhjeje, saqë ndonjëherë dëshiron të jetë babai. (Sigurisht, baballarët rrinë rehat!).