Dy farmaci ishin subjekt i grabitësve në Ferizaj të Kosovës në datat 16 dhe 17 janar.
Media kosovare Indeksonline ka siguruar pamjet ekskluzive në njërën prej tyre.
Aty shihet grabitësi i maskuar, me thikë në dorë, teksa kërcënon punëtoren dhe merr paratë nga farmacia. KLIKO VIDEO
Policia ka kryer ekzaminimet e nevojshme, në mënyrë që të zbardhë autorët e ngjarjes.