“Foton intime e shpërndau një shok”/ Shtyu 27-vjeçaren drejt vetëvrasjes, Altin Çoku flet për ngjarjen në Tik-Tok [VIDEO]

Altin Çoku, 39-vjeçari i cili u arrestua nën akuzën se ka shtyrë një 27-vjeçare drejt vetëvrasjes ka komentuar në Tik Tok ngjarjen.

Teksa ka folur me personazhin tjetër të njohur në TikTok, Cllevion, Altini ka theksuar se ka qenë shoku i tij që në fakt ka publikuar foton dhe jo ai.

Altin Çoku: Ka bo një gabim të madh atij që kanë për t’ju thy gishtat. A e di çfarë më ka bo shoku i ngushtë. Unë me shoqen time në hotel me të edhe boni foto ajo, edhe unë dal; me shokun tim në lokal. Duke dal duke pirë kafe me shokun tim në lokal, unë telefonin e mbaj pa kod. Ajo goca me ka çuar foton mua duke më thënë mua shih ca fotoje kemi bërë në hotel dhe ky e ka marrë telefonin shpejt dhe ka shpërndarë foton dhe kanë hapur adresa Tik-Toku. Mua më vjen keq për gocën e huaj.

Cllevio: Kur ka ndodh ky muhabet tani afër?

Altin Çoku: Që tani… a e ke pa foton që qarkullon në Tik Tok.

Altin Çoku: Është nda më burrë dhe ka tentu dy herë me mbyt veten dhe unë kam bo debat me grun teme.

27-vjeçarja i dha fund jetës duke u hedhur nga tarraca e katit të tretë në Kamëz, ndërsa 39-vjeçari u arrestua nën akuzën e shkaktimit të vetëvrasjes.

Sipas informacioneve, vajza ishte e martuar në Kosovë dhe kishte dhe një vajzë 2 vjeçe.

Martesa ishte në krizë dhe vajza kishte shkuar në familjen e saj në Kamëz.

Gjatë kohës që qëndronte në Kamëz ajo pati një takim intim me Altin Çokun i cili gjatë kohës që ishin në hotel i kishte bërë një foto dhe e kishte publikuar në Tik- Tok. Kjo i dha fund martesës së saj.

Para ngjarjes të së shtunës vajza kishte tentuar dhe dy herë të tjera vetëvrasjen.