Puthje pasionante dhe foto të nxehta në shkretëtirë, Kourtney Kardashian dhe i dashuri i ri nuk përmbahen më!

Kourtney Kardashian dhe Travis Barker janë çifti më i ri në showbizin botëror. Që pas bërjes publike të raportit të tyre, çifti poston vazhdimisht momente me njëri-tjetrin në rrjete sociale.

Këtë herë, ylli i “Keeping Up With The Kardashians” është siguruar t’ja vërë “flakën” Instagramit me foton e fundit. Kourtney ka publikuar një fotografi ku shfaqet me bikini duke puthur me pasion Travis teksa ky i fundit e mban në krahë në mes të shkretëtirës.“Si parajsë”, shkruan ajo në postim.

Fotoja vjen një javë pasi Travis Barker bëri një organizim të veçantë për ditëlindjen e 42-të të Kourtney Kardashian, me lule dhe tulipanë. Dyshja po shijojnë për momentin pushime romantike në Amangari të Utah.