Dhurata Dora është një nga femrat më të bukura në showbizin shqiptar. Këngëtarja 28 vjeçare ka eksperimentuar gjithashtu me look-un e saj, duke e ndërruar ngjyrën e flokëve herë pas here.
Në postimet e fundit në Instagram, yllin e “Fajet” e kemi parë brune. Duket se për Dhuratën ka ardhur momenti të bëjë sërish një ndryshim në look, dhe për këtë vendim të rëndësishëm i duhet vetëm ndihma e fansave.
“Kafe e errët apo bjonde”, pyet këngëtarja 2.2 mln ndjekësit e saj në rrjetin social.
Siç shihet edhe nga rezultati i pyetësorit, pjesa më e madhe e ndjekësve të Dhurata Dorës e preferojnë atë me ngjyrën e flokëve kafe të errët.Kjo mënyrë e “këshillimit” me fansat është kthyer në një trend kohët e fundit nga vipat teksa duan t’i japin më tepër feedback atyre për shkak të mungesës së koncerteve apo daljeve të tyre publike prej pandemisë.“Harrom” është projekti i fundit muzikor i saj dhe pritet që së shpejti të rikthehet me këngë të re.

