Dalja e Ervin Gonxhit shtoi shumë polemika në rrjet sidomos kur në rrjet qarkulloi një poster në lidhje me datën e koncertit ku ai ishte i ftuar së bashku me grupin e tij në datë 3 shkurt, nga ku ai parashikohej të ishte ende brenda shtëpisë nëse nuk do të dilte atë natë. Kjo shtoi aludimet në publik se dalja e tij ishte e planifikuar nga produksioni.
I ftuar në emisionin “S’e Kam me Ty”, Ervini u pyet se çfarë do të kishte bërë ndryshe për të qëndruar më gjatë në shtëpinë e BBV dhe ai u shpreh se nuk do të donte që të qëndronte më shumë brenda.
“Nuk doja të qëndroja më shumë sepse ishte një humbje kohe në kuptimin që humbja shumë gjëra jashtë si koncertet, eventet, studiot, lekë.”
Sa i përket posterit që përhapi shumë polemika ai shprehet:
”Sinqerisht dua ta sqaroj, ai poster ka qenë pa plan. Banda ime sado që unë kam qenë brenda shtëpisë 17 ditë ka vazhduar me koncertet, por fotoja ime normalisht ka qenë në poster sepse nuk mund ta ndanin dot nga grupi. Ajo ka qëlluar si situatë e tillë. Nuk është ashtu sepse më 3 shkurt kur ata kanë qenë në Itali në koncert dhe unë kam qenë në Big Brother në ‘Prime’. Njerëzit e bëjnë pak të vështirë situatën”.