Lumi B baba për herë të dytë?! Ja kush e nxori “zbuluar”

Lumi B shumë shpejt mund të bëhet baba për herë të dytë. Ka qenë vetë bashkëshortja e tij, Miranda, ajo që e ka nxjerrë reperin “zbuluar”.

Teksa ka zhvilluar një bisede virtuale me ndjekësit, ajo u shpreh se tani është koha për një tjetër bebush pasi djali i tyre, Blini është rritur.

“A ke menduar për një fëmijë të dytë pasi Blini është rritur tani?”, e ka pyetur ndjekësi.

“Po, e kam menduar dhe tani është koha për të bërë një bebush”, është përgjigjur partnerja e 34 vjeçarit.Por nuk dihet akoma nëse kemi apo jo të reja nga familja Berisha.

Përsa i përket jetës profesionale të reperit, kujtojmë se në 2020-tën ai bashkëpunoi me Dafina Zeqirin dhe Ledri Vulën për këngën “Aman”, që u kthye në hitin e verës. Po ashtu edhe bashkëpunimi i tij me Yll Limanin për këngën “Pate” rezultoi një sukses i vërtetë.E duket se Lumi nuk ka ndërmend të ndalet me bashkëpunimet dhe shumë shpejt do të sjellë një tjetër me një artist të njohur shqiptare.Së fundmi “Prive” ka mësuar se Lumi B ka bashkuar forcat me Young Zerkën për një duet, i cili do të jetë pjesë e albumit të këtij të fundit. Për publikimin e një projekti nuk ka ende asnjë datë dhe nuk dihen detaje të tjera.