Mbreti Charles shihet për herë të parë në publik, pas diagnostifikimit me kancer

Mbreti Charles shihet për herë të parë në publik pas diagnostifikimit me kancer.

I shoqëruar nga Mbretëresha Camilla, Mbreti Charles III është fotografuar duke lënë Clarence House, shtëpinë e tyre në Londër.

Çifti mbretëror është larguar me helikopter drejt Sandringhamit, një nga rezidencat e familjes mbretërore në Norfolk.

Helikopteri i Mbretit është parë pak minuta më parë duke u ulur në Pallatin Buckingham.