Është ndarë nga jeta në moshën 70-vjeçare valltarja e njohur e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore, Liljana Cingu.
Artistja e mirënjohur ishte një nga valltaret shqiptare më të mira shqiptare, e nderuar me disa tituj për karrierën e saj artistike, si “Nderi i Kombit” dhe “Mjeshtër i madh”.
“Lili”, sikurse e thërrisnin të njohurit Liljana Cingun, është një nga valltaret shqiptare, që krijoi një personalitet tipik të sajin jo vetëm në skenë, por edhe jashtë saj dhe jo më kot u quajt ” mbretëresha e valles”.
Vitet e saj, të fshehura me hijeshi pas veshjeve elegante, tregojnë për një femër që i mbijetoi viteve, falë pasionit të saj për vallet e bukura shqiptare.