Prej shumë vitesh tashmë, Bleona Qerreti jeton në SHBA ku edhe po zhvillon karrierën e saj si këngëtare e aktore. Siç është bërë e ditur edhe më herët, 41 vjeçarja do jetë pjesë e një filmi me rolin e një “boss laddy” e quajtur Brooke.
Por ajo çka ka merakosur ndjekësit e saj në Instagram, ka qenë një postim nga vetë Bleona, e cila shfaqet e mbuluar me gjak në tualet.E mbështjellë vetëm me një peshqir të bardhë, Qereti duket e ulur në tualet teksa një anëtar i stafit e lyen me bojë të kuqe, për të improvizuar gjakun.Më pas Bleona krahas postimit shkruan “Brooke ka vdekur”, duke nënkuptuar se roli i saj në film përfundon pikërisht këtu, në këtë sekuencë të filmit, ku ajo plagoset dhe vdes.
“Më shihni janë duke më vrarë në këtë moment që flasim,” thotë aktorja shqiptare teksa filmohet.
Siç edhe është kuptuar video është vetëm një skenë e filmit dhe nuk ka asgjë për t’u shqetësuar për shëndetin e saj
View this post on Instagram
