Oh jo, Ledri nuk e bëri këtë! Sara Hoxha reagon e revoltuar pas shakasë së reperit

Sara Hoxha dhe Ledri Vula po shijojnë ditët më të bukura si familje e re, me të voglën Poem Blu. Treshja ka shkuar me pushime në Dubai, ku duket se po ja kalojnë për mrekulli.

E ndërsa ka ndarë pafund momente nga qëndrimi në vendin arab, partnerja e reperit ka ndarë në Instagram edhe një bisedë me Ledrin që tërhoqi vëmendjen e të gjithë ndjekësve.

Ai ka bërë një shaka pa kripë me Sarën, duke i kujtuar trupin e saj pas lindjes.

“Si u ndjeve ti pas lindjes,” shkruan ai teksa i la dërguar edhe një video komike që përqeshte si dukej trupi i një femre tjetër pas lindjes.

Sara ka reaguar “e revoltuar” duke i çuar një emoji që tregonte se ishte tepër e nevrikosur. Nuk i vëmë faj!