Ndërkohë që Almeda Abazi pritet të bëhet nënë për herë të dytë së shpejti, bukuroshja shqiptare po shijon në maksimum jetën me të voglin Efehan dhe bashkëshortin Tolgahan Sayisman.
Ish-Missi 29 vjeçar është gjithashtu aktive në Instagram. Ajo ka zhvilluar sot një bashkëbisedim me ndjekësit ku ka zbuluar më shumë detaje për djalin dhe burrin turk.
Almeda zbuloi se Efehan ka filluar të flasë disa fjalë shqip, një lajm ky shumë i bukur. E ndërkohë kur një ndjekës e pyet për vesin e saj më të keq që Tolga se duron dot, ajo është përgjigjur:
“Perfeksioniste. Do të doja të mos isha, ama çdo gjë që bëj duhet patjetër perfekte. Gjë që të lodh”.
Kujtojmë se Almeda dhe Tolga lidhën kurorë në vitin 2017, kurse në 2019 u bënë prindër për herë të parë.



