Vetëm pak kohë pasi mori urdhër mbrojtjeje nga një përndjekës, Kendall Jenner është përballur me një situatë tjetër të ngjashme. Një 27-vjeçar i identifikuar si Shaquan King, i fiksuar pas supermodeles, kishte arritur të futej në pronën e saj, duke përplasur dritaret e shtëpisë përpara se siguria ta kapte.
King u urdhërua nga gjykata në Los Angeles, me kërkese të Jenner, të qëndrojë më shumë se 100 metra larg nga Jenner. Ai u arrestua nga policia e Los Angeles, por qëndrimi i tij në burg ishte i shkurtër, vetëm gjashtë orë, për shkak të protokolleve Covid-19. Atij tashmë i ndalohet të kontaktojë tre anëtarët e familjes Kardashian-Jenner, si dhe të afrohet në shtëpitë e tyre, vendet e punës dhe automjetet për pesë vitet e ardhshme.
Kujtojmë se pak kohë më parë, Kendall Jenner u frikësua nga një 24-vjeçar, i cili kërcënoi se do e vriste.Kështu, ajo kërkoi të mbrohet nga profesionistë. Kendall e paraqiti këtë rast të hënën në gjykatë, ku kërkoi një urdhër ndalimi për ta mbrojtur atë nga i riu, i njohur me emrin, Malik Bowker.
Bowker po qëndron i mbyllur përkohësisht në një spital psikiatrik, por e kanë paralajmëruar që ai mund të dalë shumë shpejt prej andej.
