Ngjarje e rëndë në Elbasan, gjimnazistja hidhet nga kati i dytë i shkollës

Një adoleshente është hedhur nga kati i dytë i gjimnazit në Elbasan.

Por fatmirësisht gjendja e saj shëndetësore është e mirë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Paraprakisht mësohet se vajza është nga Lushnja dhe ka dy prindër me probleme të shëndetit mendor të cilët e dhunonin.

Ajo ka qenë me urdhër mbrojtje e strehuar në një nga qendrat rezidenciale për të mitur në Elbasan.

Pas pyetjes së personave që e njihnin vajzën, mësohet se ajo ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike prej prindërve.