Shkencarët bëjnë zbulimin e panesueshëm! Gjendet planeti i mbuluar me oqeane

Shkencëtarët kanë zbuluar një planet të ri, 245 vite dritë larg nga toka, të mbuluar me oqeane.

Sipas earth.com, madhësia e këtij planeti është sa dyfishi i rrezes së tokës.

Planeti ka marrë emrin TOI-733B dhe ka një veçori unike në atmosferësn e tij. Ekspertët kanë paraqitur dy skenarë, i pari është se planeti mund të ketë humbur shtresën e tij atmosferike dhe i dyti është se mund të ketë një botë oqeanike shumë të rrezatuar.

Përbërja e këtij ekzoplaneti është një shkëmb i thatë dhe pa shtresa të gazta. Shkencarët kanë shpjeguar se një nga arsyet se përse është kjo situatë, se duke qenë afër diellit atmosfera e tij do të avullonte.

TOI-733B është konsideruar i ngjashëm me planetin Neptun për shkak të karakteristikave të tij.