Policia gjen video në celularin e Xhemal Lokës! Nëna e 4 fëmijëve e vetëvrarë, dhunohej nga bashkëshorti

Policia ka gjetur një video me kërcënime dhe fjalë fyese ndaj gruas dhe nënës së katër fëmijëve të tij në celularin e Xhemal Lokës.

Video dëshmon se ai ushtronte presion dhe e dhunonte dhe në distancë përmes mesazheve të dërguara me video.

Xhemal Loka është trembur dhe ka tentuar të fshehë celularin e tij, duke ia dhënë njërës prej motrave, ndërsa nuk ka bashkëpunuar që në fillim me policinë.

Ndërkohë policia deklaroi se specialistët për Hetimin e Krimeve i kanë dërguar celularin e 45-vjeçarjes dhe të viktimës për ekspertim me qëllim gjetjen e provave të tjera për dokumentimin e mëtejshëm të rrethanave dhe shkakut të ngjarjes.