“Kënga më e bukur që kam bërë”, Fero publikon foton e parë me vajzën dhe zbulon emrin e saj

Arbenita Ismajli dhe Fero i zgjuan të gjithë fansat sot me lajmin më të bukur. Çifti i famshëm u bënë prindër për herë të parë me ardhjen në jetë të vajzës së tyre.

Reperi nuk ka duruar dhe për pak orë ka postuar në Instagram foton e parë familjare me modelen 22 vjeçare dhe të porsalindurën. Ai ka zbuluar edhe emrin që i ka vendosur bebushes.

“24.04.21 Faleminderit Allah! Princeshë Nina. Kënga më e mirë që kam bërë”, ka shkruar Fero përkrah fotos. Ai ka publikuar gjithashtu të gjitha të dhënat e lindjes. E vogla ka lindur në orën 1:31 pas mesnate dhe peshon 3610g.