Granit Xhaka, tani nuk ka vetëm një princeshë të bukur, por ka dy! Futbollisti 28 vjeçar dhe bashkëshortja e tij Leonita kanë mirëpritur sot në jetë fëmijën e tyre të dytë.
Ylli i Arsenal është bërë sërish baba i një vajze, të cilën e ka pagëzuar me emrin Laneya.
“Nuk kam vetëm një princeshë të bukur, tani kam dy,” shkruan 28 vjeçari në foton e publikuar pak momente më parë në Instagramin e tij, ku shfaqet duke mbajtur në krahë të porsalindurën në spital.
Kujtojmë se futbollisti u bë baba për herë të parë gati dy vite më parë, kur bashkëshortja e tij Leonita solli në jetë një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Ayana.

