Lindi një minutë pas mesnate/ Bebja e parë për vitin 2024 është vajzë

Bebja e parë që ka ardhur në jetë për vitin e ri 2024, vetëm një minutë pas mesnate quhet Sihana.

Në maternitetin “Koço Gliozheni”, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, i dha çekun e bebes për Sihanën.

Ndërkohë pas vajzës në jetë ka ardhur edhe Amari, i cili po ashtu gëzon shëndet të plotë.