Kryeministri Edi Rama ka uruar shqiptarët në natën e ndërrimit të viteve, për vitin e ri 2024 në mënyrën më të pazakont.
Në videon e krijuar nga Inteligjenca Artificiale, Rama e nis kështu:
“Unë jam Edi Rama, prapa më vijnë historia dhe Viti i Ri 2030! Sapo kemi hyrë në BE, por ju s’keni parë gjë akoma! Turisti i 20 miliontë hyri në Shqipëri dhe ishte i pari turist nga Hëna. Por me Partinë Socialiste, në vitin 2040-të do të hyjë i 30 milionti dhe ai do të jetë nga Marsi.
Në këtë natë familjare dua të ndaj një sekret me ju! Bashkimi Europian po përgatitet të transferojë qendrën e tij nga Brukseli në Tiranë, mu aty ku po ndërtohet kulla më e lartë e botës, e para kullë që do të prekë tavanin e 1 mijë metrave lartësi… Falë Inteligjencës Artificiale natyrisht…”
https://www.facebook.com/share/v/pzk5n9Qnz59W3M1k/?mibextid=CYgPv5