Zac Efron është kthyer në temën kryesore në Twitter ditën e djeshme për shkak të një ndryshimi drastik që ka pësuar fytyra e tij.
Gjatë promovimit të “Earth Day Musical”, vëmendja maskimale në video ka qenë tek pamja e aktorit 33 vjeçar.
Fansat e Zac Efron kanë nsiur të aludojnë se ai ka bërë ndërhyrje në fytyrë, sepse tani duket komplet si një tjetër njeri.
“Refuzoj të besoj se kjo është fytyra e Zac Efron… kush e bëri këtë gjë”, shkruante dikush në “Twitter” pas publikimit të videos. Ndërsa të tjerë e kanë krahuar me personazhe të famshëm që kanë kryer ndërhyrje estetike më herët në fytyrë, ndonëse nuk dihet ende nëse edhe Zac ka bërë në gjë të tillë. Ka pasur nga ata që thonë se tashmë ai duket njësoj si The Weeknd në këngën e tij “Save Your Tears”.
Fytyra e yllit të “High School Musical” duket krejtësisht ndryshe, me buzë më të plota, nofull dhe mollëza më të theksuara.


